Fakulteti Ekonomik organizon kuiz në mes të tri degëve: Prishtinë, Gjakovë dhe Ferizaj

19 Maj 2022

Fakulteti Ekonomik ka organizuar kuiz në mes të studentëve të tri degëve të Kolegjit AAB. Qëllimi i organizimit të kuizit ishte socializimi i studentëve në mes të tri kampuseve të Kolegjit AAB dhe shpërnadrja e përvojave akademike dhe profesionale në mes të studentëve dhe stafit akademik.

Organizimin e kuizit e përshëndeti Dekani i Fakultetit Ekonomik prof. Medain Hashani, i cili tha para studentëve se Fakulteti Ekonomik vazhdimisht është në përpjekje të ofrimit për studentë projekte të ndryshme të aktiviteteve studentore jashtë kurrikulare të cilat kanë ndikim në avancimin e njohurive, shkathtësive dhe kompetencave të studentëve në fushën e Ekonomisë dhe Biznesit.

Kuizi ishte i ndarë në dy raunde. Raundi i parë përbëhej nga pyetjet në lëndën Makroekonomi, Mikroekonomi, Statistikë për Ekonomi dhe Biznes, Menaxhment dhe Marketing, ndërsa raundi i dytë ishte identifikimi i liderëve të suksesshëm në biznes dhe përshkrim i shkurtër për kontributin e tyre.

Ekipi garues nga Kampusi i Prishtinës ishte i përbërë nga: Fationa Geci, Donat Fuga, Gent Sejdija dhe Bardha Abdullahu, ekipi garues nga Kampusi i Ferizajt i përbërë nga: Saranda Feta, Kreshnik Raqi, Liridon Rexhaj, Rina Murseli dhe ekipi garues nga Kampusi i Gjakovës: Delvina Gjuraj, Drilon Kerleshi, Floralba Rama, Blerina Hasanramaj.

Në fund të kuizit komisioni i përbërë nga prof. Adelina Gashi, prof. Arbëresha Behluli dhe prof. Blerta Haliti Baruti vlerësuan shumë lartë njohuritë e studentëve dhe potencuan se me një rezultat shumë të ngushtë në mes të studentëve nga tri kampuset, fitues janë studentët nga dega e Prishtinës.

Share: