Fakulteti Ekonomik organizon tryezë në prag të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

30 Prill 2025

Me temën “Tregu i Punës në Ndryshim: Si Teknologjia, Aftësitë dhe Trendet e Reja po e Ndryshojnë Punësimin?”, Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB ka organizuar një tryezë diskutimi në prag të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve më 1 maj.

Gjatë këtij eventi u prezantua një hulumtim i thelluar me 250 biznese vendore, që kishte për qëllim të analizojë ndikimin e teknologjive dhe trendeve të reja në ndryshimin e kërkesës për aftësi dhe kompetenca digjitale në tregun e punës në Kosovë.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Aleanca Kosovare e Bizneseve, Klubi i Bizneseve, stafi akademik dhe studentët e Kolegjit AAB.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e hulumtimeve të tilla në identifikimin e nevojave reale të tregut të punës dhe harmonizimin e kurrikulave universitare me kërkesat e industrisë për aftësi të reja, sidomos ato digjitale.

Ky diskutim i hapur nënvizoi se bashkëpunimi ndërmjet arsimit të lartë dhe sektorit privat është kyç për përgatitjen e kuadrove të gatshme për sfidat e së ardhmes.

Share: