Fakulteti i Arteve dhe Fakulteti i Psikologjisë organizojnë koloninë artistike të titulluar “Anima”

27 Dhjetor 2023
The Faculty of Arts and the Faculty of Psychology organize the artistic colony entitled "Anima"

Në saje të bashkëpunimit mes Fakultetit të Arteve dhe Fakultetit të Psikologjisë, me pjesëmarrje të artistëve të rinj nga Fakulteti i Arteve të Universitetit të Prishtinës, është realizuar kolonia artistike njëditore “Anima”.

Në këtë koloni të udhëhequr nga profesori i Fakultetit të Arteve në Kolegjin AAB, Fitim Aliu, artistët realizuan 17 piktura me motive psikologjike, që do ekspozohen në Klinikën Psikologjike “Anima”.

Studentët pjesëmarrës impresionuan të gjithë me talentin dhe kreativitetin e tyre, në lidhje me këtë tematikë kaq specifike.

Share: