Fakulteti i Gjuhës Angleze nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Gjuhëve të Huaja – “Britannica ELT – Edmond Ramadani”

21 Shtator 2021

Edhe një anëtar i ri iu shtua listës së bashkëpunëtorëve të Fakultetit të Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Fjala ëhstë për Qendrën e Gjuhëve të Huaja – “Britannica ELT – Edmond Ramadani”. Përmes marrëveshjes së arritur u hapen dyert studentëve të këtij fakulteti për mundësi punësimi dhe trajnimi në këtë qendër.

Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Kolegjit AAB Venera Llunji, gjatë takimit, u shpreh se studentët tanë janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në çdo fushë ku gjuha angleze është një parakusht për punësim.
Të dy palët u zotuan për t’ i zbatuar me sukses aktivitetet e parashikuara në marrëveshje.

Share: