Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB vazhdon t’ i zgjerojë mundësitë e bashkëpunimit me kompani dhe institucione të cilat janë potencial punësimi dhe bashkëpunimi për studentët e vet. Marrëveshja e radhës e bashkëpunimit u nënshkrua me kompaninë prestigjioze TranKOS, e cila është e specializuar për shërbime përkthimesh me shkrim dhe me gojë si dhe një lider në përdorimin dhe sigurimin e software-ve më të avancuara për kryerjen e këtyre shërbimeve.
Me anë të kësaj marrëveshje, e nënshkruar nga Dekanja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Aida Alla dhe Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë TranKOS, z. Afrim Hyseni, studentët e programit Master të Gjuhës Angleze do të kenë mundësi të kryejnë praktikën profesionale në kuadër të lëndës së praktikës si edhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët.
Të dy institucionet zotohen se do të angazhohen me të gjitha kapacitetet në mënyrë që kjo marrëveshje të gjejë zbatim sa më të suksesshëm.