Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizon tryezë diskutimi me profesorë dhe studentë

13 Qershor 2024

Profesorët dhe studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja mbajtën një tryezë diskutimi me temën: “Enhancing Academic and Extracurricular Engagement”. Ky aktivitet kishte për qëllim diskutimin e disa çështjeve me rëndësi për programin e të nivelit bachelor në Gjuhën Angleze, siç janë rishikimi i programit, shqyrtimi i rezultateve të të nxënit, format e vlerësimit dhe hartimi i një plani vjetor të aktiviteteve ekstra-kurrikulare për vitin e ardhshëm akademik.

Në këtë aktivitet morën pjesë profesorët e departamentit të Gjuhës Angleze së bashku me studentët, të kryesuar nga anëtarët e klubit të debatit. Në takim u theksua se roli i studentëve, si edhe i akterëve të tjerë të përfshirë në program, siç janë të diplomuarit dhe industria, është pjesë e rëndësishëm në hartimin e një plani mësimor që është në përputhje me kërkesat e tregut në Kosovë dhe jashtë saj.

Ky aktivitet ishte vazhdimi i disa takimeve informale paraprake midis këtyre grupeve të interesit, me qëllim përpilimin e një programi sa më harmonik me kërkesat e kohës.

Share: