Një delegacion nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Sportit e Republikës së Sllovenisë dhe Fakultetit të Sporteve të Universitetit të Lubjanës, në përbërje nga drejtori për Sport, dr. Boro Struelj, njëherit edhe profesor në Fakultetin e Sporteve në Universitetin e Lubjanës, dhe mr. Darko Repesek, profesor në Fakultetin e Sporteve në Universitetin e Lubjanës, vizituan Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sport të Kolegjit AAB, ku u takuan me prorektorin prof. dr. Shemsedin Vehapin, dekanin e këtij fakulteti, dr. Fatmir Pireva, dhe me stafin akademik të këtij fakulteti.
“Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, e sidomos në projektet e mobilitetit dhe shkëmbimit të praktikave dhe përvojave”, ka thënë dekani Fatmir Pireva, duke shtuar se mysafirët i njoftuan për veprimtarinë, investimet dhe të arriturat e Fakultetit të Sporteve në Kolegjin AAB.
Mysafirët i bënë një vizitë edhe ambienteve të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit.