Fakulteti i Kulturës Fizike të Kolegjit AAB dhe Universiteti i Lubjanës së shpejti me projekte konkrete bashkëpunimi

14 Maj 2016

Një delegacion  nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Sportit e Republikës së Sllovenisë  dhe  Fakultetit të  Sporteve të Universitetit të  Lubjanës, në përbërje nga drejtori për Sport, dr. Boro Struelj, njëherit edhe profesor në Fakultetin e Sporteve në Universitetin e Lubjanës, dhe mr. Darko Repesek,  profesor në Fakultetin e Sporteve në Universitetin e Lubjanës, vizituan Fakultetin e Kulturës  Fizike dhe Sport të Kolegjit AAB, ku u takuan me prorektorin prof. dr. Shemsedin Vehapin, dekanin e këtij fakulteti, dr. Fatmir Pireva, dhe me stafin akademik të këtij fakulteti.

“Gjatë këtij takimi u bisedua  për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, e sidomos në projektet e mobilitetit dhe shkëmbimit  të praktikave dhe përvojave”, ka thënë dekani  Fatmir Pireva, duke shtuar se  mysafirët i njoftuan  për veprimtarinë, investimet dhe të arriturat e Fakultetit të Sporteve në Kolegjin AAB.

 Mysafirët i bënë një vizitë edhe ambienteve të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit.

Share: