Në ambientet e Kolegjit AAB, drejtuesit e Fakultetit të Psikologjisë dhe Qendrës për Hulumtime Psiko-sociale dhe Mjekësore-QHPSM, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Mbi bazën e këtij memorandumi, të dyja institucionet zotohen të bashkëpunojnë në organizimin e Konferencës Ndërkombëtare Shkencore mbi Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve, e cila do të mbahet më
01 dhe 02 Qershor 2022 në Kolegjin AAB.
Në këtë konferencë, do të prezantohen gjetje shkencore nga studiues vendorë dhe ndërkombëtarë për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve, ndërsa thirrja për abstrakte për konferencë do të hapet së shpejti.
Të dy partnerët Kolegji AAB, Fakulteti i Psikologjisë dhe QHPSM shprehën interesimin e ndërsjellë që të vazhdojnë dhe fuqizojnë bashkëpunimin edhe në aktivitete e projekte tjera hulumtuese dhe intervenuese me rëndësi komunitare.