Një nga programet më të dalluara në rajon në fushën e radiologjisë Fakulteti Teknik i Radiologjisë i Kolegjit AAB, ka mbajtur takimin tradicional me industrinë e shëndetësisë në Kosovë. Në këtë takim morën pjesë: dekani i Fakultetit Teknik të Radiologjisë Bujar Gjikolli, profesorë, studentë, pronarë e përfaqësues të Spitalit Amerikan – Igli Larashi, Spitali United – Alfred Ibrahimi, Swiss Hospital Gjilan dhe përfaqësues nga spitalet tjera në Prishtinë.
Ky takim i organizuar nga Fakulteti Teknik i Radiologjisë që tanimë është dëshmuar me nivelin e studentëve të diplomuar dhe përgatitjes së stafit akademik, kishte për qëllim ngritjen e standardeve të edukimit e ngritjes profesionale, derisa u shkëmbyen të arriturat dhe nevojat që duhen plotësuar në të ardhmen për të gjithë akterët në këtë fushë.
Kjo do të bëj që të arrihet pasurimi i programit – kurrikulës, plotësimi i nevojave të industrisë e cila do të ketë siguri në vazhdimin e investimeve të tyre në të ardhmen sepse ata do të kenë personel të kualifikuar për shërbimet që planifikojnë të implementojnë.
Bashkëpunimi do të vazhdoj në të ardhmen e afërt me parashtrimin e nevojave të ndërjsellta dhe implementimin e tyre të menjëhershëm.