FSHK bashkoorganizator i Konferencës ICIBT

11 Qershor 2022

Është mbajtur në Tiranë konferenca e parë ndërkombëtare për Inovacion në Biznes dhe Teknologji, në të cilën Kolegji AAB ishte bashkëorganizator së bashku me Kolegjin Universitar Beder të Tiranës. Në këtë konferencë morën pjesë profesorët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija, Rahmil Limani dhe Xhevdet Spahiu. Dekani i Fakultetit Jusuf Qarkaxhija ishte në cilësinë e keynote speaker dhe prezantoi temën “Siguria e të dhënave dhe sfidat e privatësisë”.

Falë marrëveshjes së Kolegjit AAB me Kolegjin Universitar Beder, ky është hapi i parë i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve e që do të pasohet me forma tjera të bashkëpunimit.

Share: