Fakulteti i Shkencave Shëndetësore me 10 dhe 11 maj organizon aktivitete për Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë
2 Maj 2024
Fakulteti i Shkencave Shëndetësore do të organizoj aktivitete të ndryshme për Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, të cilat do të mbahen me 10 dhe 11 maj.
- 10 maj – Aktivitete të ndryshme promovuese të shëndetit dhe shërbime shëndetësore falas nga asistentët e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore me grupe të studentëve në 7 qendrat kryesore të Kosovës: Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Prishtinë, Prizren. Shërbimet do të ofrohen nga ora 10:00 – 14:00.
- 11 maj – Dita e Dhurimit Vullnetar të Gjakut (Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut). Aktiviteti do të zhvillohet në objektin nr.6 konkretisht në hollin (korridorin) para zyreve të dekanatit të Shkencave Shëndetësore në Kolegjin AAB nga ora 09:00 – 15:00.
- 11 maj – Kurs ndërkombëtar me temën: Kujdesi infermieror tek moshat geriatrike, me ligjërues: Armela Zylfo dhe Eroll Reshtani. Kursi do të mbahet nga ora 10:00 – 15:30.