Fakulteti i Shkencave Sociale arrin marrëveshje bashkëpunimi me Institucionin Parashkollor “Mollëkuqja”

15 Shkurt 2022

Fakulteti i Shkencave Sociale i Kolegjit AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucionin parashkollor “Mollëkuqja”. Kjo marrëveshje ka për qëllim t’i bëjë bashkë të dy institucionet në organizimin e tryezave të përbashkëta në fushën e edukimit parashkollor, ligjërata shtesë për studentët por edhe angazhimin e tyre në punë praktikë pranë këtij institucioni.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua në hapësirat e Kolegjit AAB nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, prof.dr. Hysen Kasumi dhe nga drejtoresha e institucionit parashkollorë, znj. Almana Mujaj.

Share: