Fakulteti i Shkencave Sociale, dega në Ferizaj, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me IP “Foleja”

12 Tetor 2021

Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, dega në Ferizaj, dhe Institucioni Parashkollor “Foleja” në këtë qytet tani e tutje do të jetë partner bashkëpunimi.

Ky partneritet që u dedikohet studentëve të programit studimor Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve, u lidh përmes marrëveshjes së bashkëpunimit e cila u nënshkrua nga drejtori i degës së Kolegjit AAB në Ferizaj, prof.dr. Shaip Bytyçi, dhe drejtoresha e IP “Foleja”, znj.Hyrmete Hyseni.

Marrëveshja ka për qëllim përgatitjen e studentëve në aspektin praktik përmes praktikave studentore në këtë institucion.

Share: