Fakulteti i Shkencave Sociale, dega në Gjakovë, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Institucionin Parashkollor “Andrra”

8 Tetor 2021

Institucioni Parashkollor “Andrra” në Gjakovë, do të jetë partner bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, dega në Gjakovë, përkatësisht programin studimor Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve.

Ky partenritet u lidh përmes marrëveshjes së bashkëpunimit e cila u nënshkrua nga drejtori i degës së Kolegjit AAB në Gjakovë, z.Rifat Haxhija, dhe drejtoreshës së IP “Andrra”, znj.Shpresa Frrokaj.

Marrëveshja e cila u arrit në koordinim me dekanatin e Fakultetit të Shkencave Sociale, ka për qëllim përgatitjen e studentëve në aspektin praktik përmes praktikave studentore në këtë institucion.

Vlen të ceket se në IP “Andrra” në Gjakovë, janë të punësuara edhe tri studente të diplomuara në Kolegjin AAB, Fakulteti i Shkencave Sociale, ndërsa praktikën profesionale e kanë ndjekur dhjetëra studente të tjera të AAB-së.

Share: