Fakulteti i Shkencave Sociale fillon bashkëpunim me Akademinë e Fëmijëve “Lapsi”

18 Maj 2022

Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Fëmijëve “Lapsi”. Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin për zhvillimin e pjesës praktike të studentëve të Shkencave Sociale në këtë akademi, duke ndikuar në aftësimin dhe zhvillimin profesional të fushës së edukimit.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua në hapësirat e Kolegjit AAB nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, prof.dr. Hysen Kasumi dhe nga drejtoresha e institucionit parashkollor, znj. Diana Dina.

Share: