Fakulteti i Shkencave Sociale fillon bashkëpunim me Institucionin Parashkollor “Kiddie College”

25 Shkurt 2019

Edhe një marrëveshje e re bashkëpunimi iu shtua listës së partnerëve të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB. Fjala është për marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional me Institucionin Parashkollor “Kiddie College”.

Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, prof. Hysen Kasumi dhe nga drejtori i “Kiddie College”, Arbër Morina.  Kjo marrëveshja parasheh bashkëpunimin për zhvillimin e pjesës praktike të studentëve të Shkencave Sociale në këtë institucion, projekte të përbashkëta zhvillimore e hulumtuese, seminare dhe tryeza diskutimi në fushën e edukimit parashkollor.

Marrëveshja me “Kiddie College” është një mundësi shumë e mirë për praktikat studentore, sepse ky institucion në programin e vet krahas programit për përkujdesjen për fëmijë të vegjël ofron edhe program mbështetës për nxënësit e klasëve të ulëta fillore.

 

 

 

 

 

 

Share: