Fakulteti i Shkencave Sociale në takim online me profesorin nga Universiteti i Graz, diskutohet për marrëveshje bashkëpunimi

3 Maj 2023
The Faculty of Social Sciences in an online meeting with the professor from the University of Graz, discussing a cooperation agreement

Fakulteti i Shkencave Sociale ka zhvilluar një takim online me zëvendës drejtuesin e Institutit për Kërkime Arsimore dhe Trajnimin e Mësuesve, prof. dr. Lars Eichen nga Universiteti i Graz-it të Austrisë. Pjesëmarrës në këtë takim ishte zv/rektori i Kolegjit AAB Shemsedin Vehapi, dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale Saranda Shatri dhe prof. Arif Shala.

Takimi përbënte një rëndësi të veçantë pasi kishte për qëllim shënimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, ku do përfshihen shkëmbimet, mobiliteti, programe të përbashkëta, masterklasë, trajnime, seminare, konferenca dhe takime të ndryshme akademike.

Share: