Fakulteti i Shkencave Sociale nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me institucionin parashkollor “Kid’s Smile”

20 Janar 2022

Institucioni Parashkollor “Kid’s Smile” në Prishtinë, do të jetë partner bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, përkatësisht programin studimor Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve.

Marrëveshja e cila u arrit në koordinim me dekanatin e Fakultetit të Shkencave Sociale, ka për qëllim përgatitjen e studentëve në aspektin praktik përmes praktikave studentore në këtë institucion.

Share: