Fakulteti i Shkencave Sociale organizon aktivitet profesional me fëmijët e kopshtit “Sonita”

21 Dhjetor 2023
The Faculty of Social Sciences organizes a professional activity with the children of the "Sonita" kindergarten.

Dekanati i Fakultetit të Shkencave Sociale programi “Përkujdesje dhe Mirëqenie e Fëmijëve” në bashkëpunim me profesorin e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Shemsedin Vehapi, kanë organizuar një aktivitet profesional me fëmijët e kopshtit “Sonita” në Fushë Kosovë.

Në këtë aktivitet morën pjesë fëmijët e grupmoshave 4-5 vjet, të cilët u shoqëruan nga profesori Shemsedin Vehapi dhe studentet e vitit të tretë.

Qëllimi i aktivitetit ishte paraqitja praktike përmes lojërave me fëmijët për zhvillim fizik dhe shëndetësor te këto grupmosha.

Share: