Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB nënshkruan marrëveshje me institucionin parashkollor “Internacional Kinder Garten”

17 Nëntor 2022

Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB ka nënshkruar marrëveshjen e radhës me një institucion parashkollor, duke iu mundësuar kështu studentëve që në të ardhmen të kryejnë praktikën dhe të punësohen.

Nga institucioni parashkollor “Internacional Kinder Garten”, me drejtoreshë Mimoza Dema dhe menaxhere Erxhina Ismajli-Lalloshi, u shprehën të privilegjuar për këtë bashkëpunim me Kolegjin AAB pasi konsiderohet hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm nga të dyja palët.

Ky kopsht punon me metodologjinë e kopshteve zvicerane, duke qenë kështu një mundësi ideale për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB që të ushtrojnë profesionin e tyre dhe për t’u punësuar.

Share: