Fakulteti i Stomatologjisë i Kolegjit AAB organizon për herë të dytë Kongresin Ndërkombëtar të Stomatologjisë

3 Maj 2023
The Faculty of Dentistry of AAB College organizes the International Congress of Dentistry for the second time

Për herën e dytë radhazi Fakulteti i Stomatologjisë i Kolegjit AAB do të organizoj Kongresin Ndërkombëtar të Stomatologjisë “Prishtina Dental Weekend”, nga data 5 deri me 7 maj 2023. Gjatë këtij kongresi do të jenë 13 ligjërues të ftuar, 7 prezantime orale, 10 poster prezantime, 4 trajnime si dhe panair të produkteve të pajisjeve dentare.

Fakulteti i Stomatologjisë i Kolegjit AAB vazhdon të dëshmoj se është lider i edukimit të gjeneratave të reja të stomatologëve, ndërsa angazhohet për rritjen e cilësisë së edukimit profesional dhe shkencor në vendin tonë.

Share: