Fakulteti i Stomatologjisë me shërbime falas për fëmijët nga SOS Fshati

4 Mars 2022

Java e Stomatologjisë është duke u shënuar me disa aktiviteteve nga studentët dhe profesorët e Fakultetit të Stomatologjisë. Një ndër to është vizita e fëmijëve nga SOS Fshati në Kolegjin AAB, të cilëve ju ofruan shërbime nga studentët e vitit të katërt dhe pestë të këtij fakulteti.

Këto shërbime përfshijnë vizitën stomatologjike, nxjerrje apo mbushje të dhëmbit, trajtime endodontike, pastrim dhe polirim të dhëmbëve. Të gjitha këto shërbime janë kryer nga studentët tanë në mbikqyrje të profesorëvë dhe asistentëve.

Në vazhdimësi do të ketë aktivitete të ndryshme nga Fakulteti i Stomatologjisë, duke shënuar kështu Javën e Stomatologjisë.

Share: