Fakulteti i Stomatologjisë nënshkruan marrëveshje me Odën e Stomatologëve të Kosovës

1 Mars 2023
The Faculty of Dentistry signed an agreement with the Chamber of Dentists of Kosovo

Fakulteti i Stomatologjisë i Kolegjit AAB i përfaqësuar nga dekani Astrit Kuçi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Odën e Stomatologëve të Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari Blerim Kamberi. Të dy palët nënshkruese u pajtuan për bashkëpunim si mbështetjen në organizimin e aktiviteteve profesionale dhe shkencore të përbashkëta, në fushën e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, përfshirë këtu ligjëratat, trajnimet, kongreset/konferencat, tubimet shkencore, seminare dhe forma të tjera të avancimit profesional dhe shkencor.

Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës, tha se Kolegji AAB është një ndër institucionet më prestigjioze në Kosovë që ai ka hasur, duke shtuar se është i lumtur për këtë bashkëpunim. Edhe dekani i Fakultetit të Stomatologjisë u shpreh falënderues për një marrëveshje të tillë, ndërsa tha se pret rezultate nga bashkëpunimet që do realizojnë në të ardhmen.

Share: