Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB organizon tryezë diskutimi në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

10 Dhjetor 2022

Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut me 10 dhjetor, Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB, ka organizuar një tryezë diskutimi së bashku me misionin e OSBE në Kosovë, me temën: “Dinjitet, Liri dhe të Drejta për të gjithë”

Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Kosovë, si: përfaqësuesi I komunitetit islam në Kosovë, përfaqësues të kishës katolike, të kishës protestane evangjeliste.

Hapjen e kësaj tryeze e bëri prorektorja për Shkencë e Kolegjit AAB, prof. Uranela Demaj, më pas përfaqësuesit fetar diskutuan nga këndvështrimet e tyre në lidhje me diversitetin fetar dhe se si feja duhet të jetë instrument për paqen.

Dekani i Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, prof. Veton Vula, tha se ekzistenca autonome e komuniteteve fetare është e domosdoshme për pluralizmin në një shoqëri demokratike, duke shtuar se problemi qëndron në ruajtjen e pluralizmit dhe funksionimin e duhur të demokracisë.

Në këtë tryezë morën pjesë profesorë dhe studentë të Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, duke parashtruar pyetje për të ftuarit e tryezës, dhe zhvilluar bashkëbisedim.

Share: