Fakulteti Juridik organizoi debat për shënimin e javës kundër dhunës

Në kuadër të javës kundër dhunës në familje, Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB dhe Ojq Femrat Aktive të Gjakovës dhe UNDP në ambientin e Kolegjit AAB, kampusi Gjakovë, organizuan debat publik për sensibilizimin e opinonit kundër dhunës në familje, ku me pjesmarrje aktive të studentëve u adresuan shqetësimet kryesore sa i përket dhunës në familje në Kosovë, me theks të veçantë në Komunën e Gjakovës.
 
Pjesëmarrës në panelin diskutues ishin përfaqësues nga Policia e Shtetit, Qendra për Punë Sociale dhe nga ”Shtëpia e Sigurtë” në Gjakovë.
 
Në takim u potencua fakti se vitet e fundit rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje, ku për 10 muajt e fundit janë regjistruar rreth 1200 raste të tilla në nivel shtetëror, ndërsa në nivel të Komunës së Gjakovës 67 raste.
 
INSTITUTI AAB
APLIKO