Fakulteti i Psikologjisë, shpall konkurs “Gara për esenë më të mirë”

Studentët të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj gare duhet të përzgjedhin njërën nga temat e mëposhtme, dhe esenë ta dërgojnë në adresën elektronike: [email protected], më së largu deri më datën: 25.12.2017.

Tre esetë më të mira do të vlerësohen nga komisioni 3 anëtarësh i përbërë nga stafi akademik i fakultetit, me ç’rast do të ndahen edhe çertifikata për fituesit.

Temat e propozuara nga stafi akademik për punim të eseve janë:

1. Konceptualizimi i çrregullimit të stresit post-traumatik sipas teorisë kognitive bihejviorale: implikimet ne terapi.
2. Rishikim i evidencës shkencore mbi transferimin e traumave nëpër gjenerata
3. Çrregullimet afektive sipas DSM IV TR krahasuar me DSM 5
4. Roli i identiteteve sociale në konfliktin ndërgrupor
5. Roli i motivimit akademik në performancën akademike

INSTITUTI AAB
APLIKO