Fakulteti i Shkencave Sociale fillon bashkëpunim me Institucionin Parashkollor “Hello Kids”

21 Shkurt 2018

Edhe një marrëveshje e re bashkëpunimi iu shtua listës së partnerëve të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB. Fjala është për marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional me Institucionin Parashkollor “Hello Kids” në Prishtinë.

Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, prof. Hysen Kasumi dhe drejtoreshës së shkollës “Hello Kids”, z. Sebi Ibrahimi. Marrëveshja parasheh bashkëpunimin për zhvillimin e pjesës praktike të studentëve të Shkencave Sociale në këtë institucion, projekte të përbashkëta zhvillimore e hulumtuese, seminare dhe tryeza diskutimi në fushën e edukimit parashkollor.

Share: