Të nderuar studentë,
ju njoftojmë se Klubi i Debatit i studentëve të Fakultetit të Psikologjisë, organizon debatin me temën “Ndikimi i mediave sociale në zhvillimin psikologjik të fëmijëve”.
Mysafir special në debat do të jetë Xhevahire Balaj – psikologe, drejtoreshë e Qendrës Psikosociale për Traumaterapi – Diakonie.
Gjithashtu pjesëmarrës aktivë në debat do të jenë edhe 15 studentë të përzgjedhur nga të tre vitet e studimeve.
Debati mbahet në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB (kati 3).
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë të interesuarit.