Fakultetit i Psikologjisë, debat me temën “Ndikimi i mediave sociale në zhvillimin psikologjik të fëmijëve”

28 Dhjetor 2017

Të nderuar studentë,
ju njoftojmë se Klubi i Debatit i studentëve të Fakultetit të Psikologjisë, organizon debatin me temën “Ndikimi i mediave sociale në zhvillimin psikologjik të fëmijëve”. 
Mysafir special në debat do të jetë Xhevahire Balaj – psikologe, drejtoreshë e Qendrës Psikosociale për Traumaterapi – Diakonie. 
Gjithashtu pjesëmarrës aktivë në debat do të jenë edhe 15 studentë të përzgjedhur nga të tre vitet e studimeve.
Debati mbahet në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB (kati 3). 
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Share: