Filloi aktivitetin “Book Club”,  nismë e studentëve të Fakultetit Ekonomik

17 Mars 2018

Është bërë hapja e klubit “Book Club” nga studentët e Fakultetit Ekonomik, qëllim kryesor i të cilit është nxitja e studentëve për lexim të librave të ndryshëm, zhvillimi i mendimit kritik tek studentët, përmirësimi i aftësive të artikulimit të mendimit si dhe rritja e aftësive komunikuese në Gjuhën Angleze.

Në takimin inaugurues të këtij klubi, drejtori i Bibliotekës së Kolegjit AAB, Urim Sallauka, ndau me studentët eksperiencat e tij gjatë studimeve, duke theksuar rëndësinë e leximit të librave si dhe përfitimet që anëtarët e këtij klubi do t’i kenë në Bibliotekën e AAB-së. Ai gjithashtu, përmendi edhe mundësitë e bashkëpunimeve me klubet e ngjashme me Universitete të tjera ndërkombëtare.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe stafi akademik i Fakultetit Ekonomik, të cilët konfirmuan angazhimin dhe përkushtimin e plotë të Kolegjit AAB, për t’ u marrë edhe me aktivitete të këtilla që do t’ i kontribuonin ngritjes së cilësisë së studimeve.

Book Club do të ketë takime të rregullta mujore.

Share: