Fillon mbajtja e kurseve falas të gjuhës angleze për studentët e Kolegjit AAB

13 Nëntor 2023
Free English language courses for AAB College students begin

Sot ka filluar mbajtja e kurseve falas të gjuhës angleze për studentët e Kolegjit AAB, të organizuara nga Qendra për Karrierë dhe Fakulteti i Gjuhës Angleze. Këto kurse mëtojnë t’iu shërbejnë studentëve në avancimin e gjuhës angleze, andaj mbahen në nivelet A1, A2 dhe B1, B2 me gjithsej 4 grupe pjesëmarrësish.

Numri i studentëve pjesëmarrës edhe këtë radhë është i madh, me ligjëruesit që janë studentë të Fakultetit të Gjuhës Angleze: Elsa Tërmkolli, Valerina Kastrati, Altin Mulaj dhe Blinera Kastrati.

Share: