Fillon mbajtja e trajnimeve studentore nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Qendra për Karrierë

5 Dhjetor 2023
The holding of student trainings by the Faculty of Social Sciences and the Career Center begins

Ka filluar mbajtja e trajnimeve për studentët e vitit të katërt në Fakultetin e Shkencave Sociale, të organizuara në bashkëpunim me Qendrën për Karrierë.

Trajnimet ofohen në dy programe: Korniza e Kurrikulës së Kosovës; Vëzhgimi dhe dokumentimi në fëmijërinë e hershme. Ato do zhvillohen edhe nesër me dy profesoreshat nga Fakulteti i Shkencave Sociale Diana Qarkaxhija dhe Violeta Buza.

Studentët në numër të madh po ndjekin këto trajnime, të cilat iu shërbejnë në profesionalizmin e tyre dhe si përgatitje për tregun e punës.

Share: