Që nga data 14 tetor 2016, në AAB Teatrin “Faruk Begolli” do të fillojë sezoni i ri artistik.
Sezoni vjeshtor fillon me reprizën e shfaqjes “Për çaj te Hillary”, me autor John Mucci, regjia: Burbuqe Berisha. Luajnë: Shengyl Ismaili, Rabije Rozi-Kryeziu.
Shfaqja do të jepet të premten më 14 tetor 2016, nga ora 18.00.
Biletat për reprizën e parë “Për çaj te Hillary” në AAB Teatrin “Faruk Begolli” janë në shitje çdo ditë pune: 9:00 – 17:00 në biletoren e AAB-së.
Çmimi i biletës për repriza 3€, ndërsa për studentët, pensionistët dhe veteranët çmimi i biletës është vetëm 1€.
Për të rezervuar biletat mund të thirrni në 045/100742. Rezervimi i biletave vlen deri në orën 16:00 të ditës së shfaqjes.