Fillon trajnimi për ChatGPT i organizuar nga Unioni Studentor dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

16 Janar 2024
ChatGPT training organized by the Student Union and the Faculty of Computer Science begins

Ka filluar mbajtja e trajnimit për ChatGPT e organizuar nga Unioni Studentor në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB.

Trajnimi është mbajtur nga drejtori i Zyrës për Teknologji në AAB, Nusret Bilallaj, që shpjegoi rëndësinë e ChatGPT, se si ka ndikuar në jetën e përditshme dhe lehtësimin e zgjidhjeve të problemeve të ndryshme.

Studentët shprehën interesim të madh për të marrë pjesë në këtë trajnim, ndërsa thanë se tema e zgjedhur ishte shumë aktuale dhe relevante.

Share: