Të dashur studentë,
Unioni i Studentëve të Kolegjit AAB, ka filluar votimin për anëtarësinë e re.
Çdonjëri nga ju mund të jetë zëri i studentëve të fakultetit tuaj në Parlamentin e Studentëve të Kolegjit AAB, dhe në të njëjtën kohë të ushtrojë njërën nga pozitat në Kryesinë e Unionit të Studentëve. Përzgjedhja e anëtarëve të rinj bëhet online përmes platformës e-service, ndërsa votimi tashmë është i hapur deri më 09 prill.
Kryetarja Gentiana Uruqi u shpreh e bindur se edhe në këto zgjedhje do të dëshmohet transparencë përgjatë tërë garës.
“Procesi zgjedhor për anëtarësinë e re të Parlamentit Studentor të Kolegjit AAB ka dëshmuar cilësi dhe transparencë, duke bërë të vecantë këtë garë për secilin konkurent. Kjo fazë i prinë garës së brendshme zgjedhore, ku përfaqesuesit në Parlamentin Studentor do themelojnë kryesinë e këtij organi. Secilit kandidatë i uroj suksese në garën e cila do bëjë ndryshimin në jetën e tyre studentore”.
Pas shpalljes së rezultateve mbahen zgjedhjet e brendshme për kryesinë e parlamentit studentor. Mbi procesin e zgjedhjeve dhe certifikimin e rezultateve do të njoftoheni në ditët në vijim përmes faqeve tona zyrtare.