Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Institucionin Parashkollor “Porta e artë”

4 Shkurt 2020

Fakulteti i Shkencave Sociale i Kolegjit AAB sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucionin parashkollor “Porta e artë”. Kjo marrëveshje ka për qëllim t’ i bëjë bashkë të dy institucionet në organizimin e tryezave të përbashkët në fushën e edukimit parashkollor, ligjërata shtesë për studentët por edhe angazhimin e tyre në punë praktikë pranë këtij institucioni. Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua në hapësirat e Kolegjit AAB nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, prof.dr. Hysen Kasumi dhe nga drejtoresha e institucionit parashkollorë zmj.Filloreta Rafuna. Kjo marrëveshje e re do të hapë rrugë për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet këtyre dy institucioneve me qëllim të ngritjes profesionale të studentëve.

Read more: Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Institucionin Parashkollor “Porta e artë” https://aab-edu.net/?p=32548

Etiketa: ,

Share: