Fitoi bursë nga Kolegji AAB, studentja Festina Hashani tani një storje suksesi në Dizajn të Modës

5 Qershor 2018

Festina Hashani, ish-nxënëse e gjimnazit “17 shkurti” në Obiliq, e cila ka fituar bursë nga Kolegji AAB si një nxënëse e dalluar në shkollën e mesme, po tregon suksese të jashtëzakonshme si studente në Fakultetin e Arteve – dega Dizajn i Modës të këtij kolegji.

Ajo është ende në vitin e parë të studimeve, ndërsa vetëm gjatë kësaj kohe, pos arritjeve maksimale në lëndët mësimore të këtij fakulteti, asaj edhe i janë zgjedhur shumë punime nëpër ekspozita të ndryshme mbarëkombëtare, ku një ndër to ishte edhe Ekspozita Kolektive Tradicionale e Fakultetit të Arteve dhe Arkitekturës të Kolegjit AAB.

Festina thotë se pasioni i saj gjithmonë ka qenë piktura, por që më pas ajo e ka gjetur vetën më mirë në drejtimin Dizajn të Modës, dhe për këtë ajo thotë se Kolegji AAB i ka dhënë shumë mundësi për avancimin e saj profesional.

Kujtojmë se Kolegji AAB përveç aktivitetit akademik e shkencor që zhvillon tash e pothuaj dy dekada, duke u pozicionuar kështu institucioni lider në fushën e arsimit të lartë jopublik jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, gjithmonë ka qenë para

të tjerëve edhe me aktivitetet kulturore e artistike që zhvillon në kuadër të veprimtarisë së vet.

Share: