Gjashtë studentë të AAB-së, semestrin veror 2016/17 do ta vijojnë në Poloni dhe në Lituani, në kuadër projektit Erasmus + Mobility

31 Janar 2017

Besarta Palushi, Egzona Demaj, Eriona Ajvazi dhe Gresa Mustafa, të cilët janë duke i vijuar studimet në  Kolegjin AAB, për këtë vit të i ri akademik,   me bursë të plotë  do t’i   vazhdojnë studimet universitare për  semestrin veror 2016/17, në Universitetin e Lodzit në Poloni, ndërsa  Burim Muçolli dhe Kenan Jupolli në Universitetin e Shkencave të Aplikuara, në Lituani.

Ky është viti i dytë me radhë që Kolegji AAB, është përfitues i bursës së plotë, në kuadër të marrëveshjes së përbashkët mes këtyre institucioneve në projektin Erasmus+ Interenational Credit Mobility, projekt që financohet nga fondet e programit Erasmus për institucionet arsimore të Republikës së Polonisë dhe Lituanisë. 

Vlen të cekët se vitin e kaluar në sajë të këtij projekti tre studentët e AAB-së, Donika Blaku, Besart Vishesella dhe Blina Zhubi, përfituan dhe përfunduan me sukses semestrin veror 2015/16 në Universitetin e Lodz, Poloni.

Zyra për Bashkëpunim ndërkombëtar inkurajon të gjithë studentët e Kolegjit AAB,  që të aplikojnë në konkurset e ardhshme që do të publikohen në muajt në vijim.

Share: