GrowthLab Solutions prezanton programin e punës praktike me pagesë për studentët e Kolegjit AAB

15 Nëntor 2022

Është mbajtur aktiviteti i radhës në kuadër të Javës së Ndërmarrësisë, ku nikoqir është Kolegji AAB. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të GrowthLab Solutions, të cilët para studentëve të Kolegjit AAB treguan përvojat e tyre ndërsa prezantuan programin e punës praktike si mundësi për të interesuarit.

Jon Mulliqi, alumni nga universiteti “George Washington”, themelues i GrowthLab Solutions, tha se kompania e tyre ndërlidhet me ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit dhe konsulenca financiare për tregun amerikan. Ai u tregoi studentëve se si është të punosh për tregun amerikan si dhe metodat që duhet zgjedhur për t’u përshtatur.

Kurse, Kreshnik Paçarada gjithashtu nga GrowthLab Solutions, u prezantoi studentëve të Kolegjit AAB programin për punën praktike me pagesë, për të cilën tha se është një mundësi ideale me kohëzgjatje prej tre muajsh.

Në fund kompania falënderoi Kolegjin AAB për privilegjin që kanë ndarë që të bëjnë prezantimet e tyre dhe kontributin që mund ta kenë në këtë sferë.

Share: