Hapet ekspozita kolektive studentore e Fakultetit të Shkencave Sociale

24 Maj 2023
The collective student exhibition of the Faculty of Social Sciences opens

Është hapur zyrtarisht ekspozita kolektive studentore e Fakultetit të Shkencave Sociale me titullin “Asgjë nuk është e vështirë kur je i preokupuar në dije”. Kjo ekspozitë përmbledh temat dhe eksperiencat që avancojnë zhvillimin kulturor, zhvillimin substancial të artit si dhe tendencat për një të ardhme edukative dhe intelektuale.

Kuratori i kësaj ekspozite, Eroll Murati, njëherazi edhe profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale të Kolegjit AAB ka falënderuar studentët për pjesëmarrje në këtë organizim, ndërsa tha se përmes saj janë dalluar talentet e tyre që kanë në këtë fushë. Dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale, Saranda Shatri, shtoi se angazhimi i studentëve në aktivitete të tilla që ndërlidhen me fushën e tyre të studimit është iniciativa më e qëlluar që mund ta ndërmarrin.

Pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë: Rrezarta Gashi, Florena Defqa, Kanita Bislimi, Erza Abdullahu, Shkurte Imeri, Eltona Thaqi, Erjona Thaqi, Mimoza Thaqi, Bleona Geci, Agnesë Qamili, Florentinë Selishta, Anduena Frangu, Besime Asllan Dinçili. Ekspozita do jetë e hapur deri me datën 27 maj, jeni të mirëseardhur!

Share: