Qendra Hulumtuese për Drejtësi, Kriminalistike dhe Studime të Sigurisë

Risocializimi i personave gjatë vuajtjes së dënimit në Republikën e Kosovës

Qëllimi i projektit është identifikimi i problemeve gjatë fazave të risocializimit dhe implementimi i metodave për risocializim.

Projekti është realizuar në bashkëpunim me studentët e vitit të I, II dhe të III të Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, dhe në bashkëpunim me stafin akademik të këtij fakulteti.

Po ashtu për realizimin e projektit janë përfshirë edhe këto institucione partnere si: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)- Departamenti i Shkencës, Ministria e Drejtësisë, Asociacioni i Kriminologëve dhe Kriminalistëve të Kosovës dhe drejtoria e Burgjeve të Republikës së Kosovës etj.

Ndjenja e sigurisë te banorët e Republikës së Kosovës me theks të veçantë në qytetin e Ferizajt dhe Gjakovës

Ky projekt ka pasur për qëllim studimin e vet- paraqitjes dhe viktimizimit, identifikimin e problemeve, shkaqeve dhe formave të veprave penale dhe vendet e rrezikshme në qytetin e Ferizajt dhe Gjakovës.

Në realizimin e projektit kanë qenë të angazhuar studentët e vitit të II, III dhe IV të Fakultetit Juridik, po ashtu edhe një pjesë e stafit akademik.

Gjithashtu është bashkëpunuar me Fakultetin e Kriminalistikes – Kriminologjisë dhe studimeve të sigurisë të Universitetit të Sarajevës, Asociacioni i Kriminologëve dhe Kriminalistëve të Kosovës, Policia e Kosovës, Komuna e Gjakovës dhe Ferizajt, Gjykata dhe Prokuroria e Gjakovës dhe Ferizajt.

ISRD3 Internacional- Selfreport Delikuent

Ky projekt ka pas për qëllim studimin e vet-paraqitjes dhe viktimizimit, identifikimin e problemeve, shkaqeve dhe formave të veprave delikuente dhe vendet e rrezikshme në shkollat fillore të dy qyteteve në Prishtinë dhe Prizren.

Përveç studentëve të vitit të II, III dhe IV të Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, dhe stafin akademik të Fakultetit të Juridikut, ky projekt është realizuar edhe në bashkëpunim me Universitetin e Cyrihut- Institutin e Kriminologjisë, Universitetin Galle, Killias Researche Consulting, Asociacionin i Kriminologëve dhe Kriminalistëve të Kosovës, 26 shkolla fillore në Prizren dhe Prishtinë, Radio “K” dhe Albinfo.Ch.


Delikuenca e të miturve në shkollat fillore në qytetin e Ferizajt, Gjakovës,Kaçanikut, Vitisë dhe Vushtrrisë

Ky projekt ka pas për qëllim studimin e vet-paraqitjes dhe viktimizimit, identifikimin e problemeve, shkaqeve dhe formave të veprave delikuente dhe vendet e rrezikshme në shkollat fillore të qyteteve të Ferizajt, Gjakovës, Kaçanikut,Vitisë, Vushtrrisë dhe krahasimi i të dhënave me ISRD3.

Përveç studentëve të vitit të II, III, dhe stafit akademik të Fakultetit të Juridikut të Kolegjit AAB, ky projekt është realizuar edhe në bashkëpunim me Killias Researche Consulting, Asociacioni i Kriminologëve dhe Kriminalistëve të Kosovës, Kolegji AAB, 26 shkolla fillore në Ferizaj, Gjakovë, Viti,Vushtrri,Radio “K”,KNN.Info.

Risocializimi dhe rehabilitimi i personave pas vuajtjes së dënimit- Integrimi i tyre në shoqëri

Qëllimi i projektit ka të bëjë më shumë me identifikimin e problemeve gjatë fazave të risocializimit dhe implementimi i metodave për risocializimin.

Përveç studentëve të vitit të III, IV, dhe stafit akademik të Fakultetit të Juridikut të Kolegjit AAB, ky projekti është realizuar në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Asociacioni e Kriminologeve dhe Kriminalistëve, Burgun e Dubravës, Gjykatën Themelore të Vushtrrisë, Gjykatën e Apelit.

Frika nga kriminaliteti

Në këtë hulumtim, janë pasqyruar ndjenjat e banorëve të Gjakovës në kontekstin se si ata e perceptojnë sigurinë dhe mjedisin ku jetojnë; besueshmërinë ndaj Policisë së Kosovës (PK) si dhe agjencive të tjera për zbatimin e ligjit; marrëdhënieve në komunitete dhe marrëdhënieve ndëretnike, çështjet socio-ekonomike etj.Gjithashtu është pasqyruar dhe janë analizuar pikat më të forta dhe problematike si sfidat me të cilat ballafaqohet banori i Kosovës,si dhe identifikohen një numër rekomandimesh, për të fuqizuar punën e agjencive të zbatimit të ligjit në të ardhmen.

Hulumtimi është realizuar në kuadër të Qendrës për Hulumtime në Fakultetin Juridik të AAB-së, dega në Gjakovë.

Shkurorëzimet në Kosovë gjatë periudhës 2000 – 2008

Qendra për Studime Juridike, Kriminalistike dhe të Sigurisë e Kolegjit AAB, prezantoi rezultatet e projektit kërkimor “Shkurorëzimet në Kosovë gjatë periudhës 2000 – 2008”.

Projekti i realizuar përmban në vete statistikën e shkurorëzimeve në periudhën e pasluftës. Qëllimi i realizimit të këtij projekti është që të dhënat statistikore të nxjerrura nga lëndët e konsultuara në të gjitha Gjykatat e Qarkut në Kosovë dhe përmes tyre të nxjerr numrin e shkurorëzimeve në raport me numrin e lidhjeve të martesave dhe nga këto të dhëna të dalin edhe tek faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e numrit të shkurorëzimeve

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19