I diplomuari Flamur Beqiraj pjesë e aktivitetit AAB Alumni Talk

9 Dhjetor 2021

AAB Alumni Talk po vazhdon me promovimin e studentëve të suksesshëm në tregun e punës, aktivitet ky që po realizohet në kuadër të Qendrës së Karrierës në AAB.

Ish studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në AAB, Flamur Beqiraj, tani është i punësuar programer në korporatën Axians.

Qëllimi i ‘Alumni Talk’ është ndarja e eksperiencave të studentëve të diplomuar të suksesshëm me studentët aktual.

Andaj, Flamuri para studentëve tregoi kohën e studimeve në AAB, të arriturat e tij profesionale, sfidat si dhe njëherit u shpreh falënderues ndaj Kolegjit AAB për mundësinë e përfundimit të studimeve suksesshëm.

“Kolegji AAB i përmbush të gjitha kushtet e zhvillimit të praktikës pra si gjë kryesore që ju nevojitet studentëve për avancimin e tyre”, theksoi ai.

Studentët ishin shumë aktiv me pyetjet dhe komentet e tyre gjatë tërë diskutimit.

Share: