I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Japonisë Keisuke Yamanaka dhe përfaqësuesi i READ JAPAN PROJECT Riaki Tanaka vizitojnë Këndin Japonez në bibliotekën e Kolegjit AAB

11 Tetor 2024

Në Këndin Japonez që ndodhet në bibliotekën e Kolegjit AAB, kanë qëndruar për vizitë dhe bisedë me studentët I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë Keisuke Yamanaka dhe përfaqësuesi i READ JAPAN Tokyo Foundation for Policy Research Riaki Tanaka.

Ata u mirëpritën nga prorektorja Venera Llunji dhe drejtori i bibliotekës Urim Sallauka, ndërsa vizituan Këndin Japonez nga ku mbetën tejet të impresionuar me hapësirën që biblioteka ka rezervuar për kulturën dhe letërsinë japoneze.

Drejtori Sallauka falënderoi Ambasadën e Japonisë dhe READ JAPAN PROJECT, për ndihmën e vazhdueshme ndaj bibliotekës, duke shtuar se mirëpresin çdo iniciativë në të ardhmen e afërt.

Vizita kishte për qëllim që të shihet nga afër interesimi që kanë studentët për ta vizituar Këndin Japonez, titujt e shumtë të librave si donacion nga READ JAPAN PROJECT, si dhe realizimi i disa intervistave me studentë për këtë kënd.

Share: