I pari edhe në aktivitete humanitare – AAB dhuruesi më i madh i gjakut nga institucionet universitare

26 Shkurt 2020

Kolegji AAB kryeson listën e institucioneve të arsimit të lartë në nivel vendi në nismat për dhurimin vullnetar të gjakut. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, Dr. Bukurije Zhubi ka ndarë sot mirënjohje për Fakultetin e Infermierisë dhe për prodekanen Shqipe Tahiri, në shenjë falënderimi për organizimin e të gjitha iniciativave për dhurimin vullnetar të gjakut.

“Mund të them lirshëm që Kolegji AAB është institucioni që zë vendin e parë nga të gjitha institucionet tjera arsimore për dhurim të gjakut dhe jemi shumë të kënaqur për këtë fakt. Andaj ju falënderojmë shumë për të gjitha organizimet e deritashme për dhurim të gjakut dhe shpresojmë shumë në vazhdimin e kësaj tradite nga ju”, u shpreh znj. Zhubi. Ndërsa, prodekanja Shqipe Tahiri tha se Fakulteti i Infermierisë në Kolegjin AAB, që nga viti 2017 në ditën e 10 të muajit janar dhe maj solidarizohet me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për të dhuruar gjak për personat në nevojë dhe kjo traditë do të vazhdojë edhe më tutje.

Share: