Inaugurohet investimi më i madh në arsimin e lartë të Kosovës në këtë vit- objekti i tetë i Kolegjit AAB

13 Tetor 2017

Përurohet objekti më i ri, objektit i tetë i Kolegjit AAB në kampusin në Prishtinë.

Ceremonia inauguruese e objektit të ri, investimi më i madh në arsimin e lartë të Kosovës në këtë vit, organizohet me rastin e 17-vjetorit të themelimit të Kolegjit AAB, më 14 tetor 2017, prej orës 11.00, në kampusin e Kolegjit AAB në Prishtinë.

Të pranishëm me rastin e këtij solemniteti do të jenë edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe vendore, studentë dhe profesorë, përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve partnere të AAB-së, etj.

Ju mirëpresim!

Share: