Ish-studentja e Kolegjit AAB fillon studimet e doktoratës në Universitetin e Vjenës

30 Janar 2023
The former student of AAB College begins her doctoral studies at the University of Vienna

Studentët e Kolegjit AAB lehtësisht kanë depërtuar në tregun e punës por përveç kësaj ambiciet e tyre për sukses akademik, vazhdojnë duke u bërë pjesë e institucioneve arsimore më prestigjioze në botë.

Adelina Zenunaj, e cila përfundoi studimet në Fakultetin e Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, është pranuar së fundi për studime të doktoratës në Universitetin e Vjenës, gjegjësisht në departamentin “Studimet britanike dhe amerikane”, me specializim në Linguistikë.

Universiteti i Vjenës është një ndër universitetet më të mira në botë, sipas radhitjeve të fundit dhe për Adelinën është nder të bëhet pjesë e këtij institucioni. Ajo shtoi se është tejet e privilegjuar që përfundoi studimet në nivelin Bachelor dhe Master në Kolegjin AAB.

“Gramatika e gjuhës angleze ka qenë pasioni im dhe njohuritë e mia u avancuan tutje falë dedikimit të profesorëve të Kolegjit AAB, së bashku me qasjen bashkëkohore të mësimdhënies”, u shpreh Adelina.

Share: