Ish studentja e Kolegjit AAB mysafire në Alumni Talk – Flet rreth punësimit si asistente në Universitetin e Graz

2 Nëntor 2023
Former AAB College student guest on Alumni Talk - Talks about getting hired as an assistant at the University of Graz

Artiola Kajtazi ka përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB si një nga studentet më të zellshme në gjeneratën e saj. Ajo sot erdhi në një dimension krejtësisht tjetër para studentëve, tashmë si asistente në Universitetin e Graz-it në Austri.

Artiola ndau tërë rrugëtimin e saj akademik ku tha se gjithçka kishte nisur falë studimeve në Fakultetin e Gjuhës Angleze, bashkë me angazhimin në aktivitete të shumta që realizohen në vazhdimësi.

Andaj edhe këshilla e saj për studentët e tjerë ishte që të marrin pjesë dhe të shfrytëzojnë mundësitë e shumta që ofrohen nga institucioni. Ndërsa shtoi se çdo hap i vogël që ndërmarrin përbën një rëndësi të madhe për krijimin e një karriere të suksesshme pas disa vitesh.

Gjithashtu Artiola përmendi në veçanti kontributin e saj në klubin e debatit të Fakultetit të Gjuhës Angleze dhe rolin që pati si urëlidhëse për të formuar njohje të reja dhe për të depërtuar drejt zhvillimit profesional.

Share: