Ish studentja e Kolegjit AAB, tani drejtoreshë e dy radiostacioneve shpalos storien e suksesit të saj

17 Nëntor 2022

Shumë studentë të diplomuar të Kolegjit AAB tashmë kanë krijuar karrierë të suksesshme, duke ushtruar profesionin e tyre në institucionet relevante. Një storie suksesi është edhe Emina Hyseni, e cila tashmë është drejtoreshë e dy radiostacioneve të KFOR, ku para studentëve të Fakultetit të Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB ajo tregoi rrugën dhe sfidat që kaloi.

Emina, tha se kishte dashuri për gazetarinë qysh nga fëmijëria e saj dhe se studimet patjetër duhej të kishin lidhje me këtë profesion. Pas studimeve në Kolegjin AAB, ajo tha se iu hapën shumë dyer në jetë. Dhe një nga dyert më të rëndësishme ishte avancimi në karrierë, duke realizuar ëndrrën e saj për të punuar në radio. Emina u tha studentëve që të mos dorëzohen dhe të ndjekin ligjëratat e aktivitetet, pasi në këtë mënyrë do të arrijnë cakun e tyre profesional.

Në fund studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB patën dhjetëra pyetje për të ftuarën, në lidhje me hapat e vështirësitë që pati gjatë këtij rrugëtimi.

“AAB Alumni Talk”, është një nga aktivitetet e shumta që Qendra për Karrierë e Kolegjit AAB ka organizuar, duke sjellur kështu para studentëve njerëz të suksesshëm, figura publike që do i motivonin ata që të mos ndalen në përpjekjet e tyre akademike.

Share: