Ish studentja e Kolegjit AAB tani terapiste fëmijësh ndan storien e suksesit në AAB Alumni Talk

4 Maj 2023
Former AAB College student now child therapist shares success story at AAB Alumni Talk

Qendra e Karrierës në njërin prej aktiviteteve ku promovon studentët e suksesshëm të Kolegjit AAB, të cilët kanë depërtuar në tregun e punës menjëherë pas studimeve, kësaj radhe për një bashkëbisedim me studentët tjerë ka sjellur Gzona Hulaj, ish studente e Fakultetit të Psikologjisë. Gzona, aktualisht punon si terapiste e fëmijëve në Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim, ku u punësua pas studimeve në të cilat u tregua tejet e suksesshme.

Ajo theksoi për studentët tjerë rëndësinë që ka pjesëmarrja në ligjërata, aktiviteti gjatë tyre dhe interesimi që ata shfaqin, ndërsa shtoi se këta faktorë i ndihmuan asaj që të punësohej dhe të kishte sukses në lëminë që ka zgjedhur.

Studentët e Fakultetit të Psikologjisë përgëzuan Gzonën për arritjet e saj, duke e pyetur në lidhje me motivin në përzgjedhjen e fushës së studimeve, problemeve që ka hasur, pastaj rezultatet që ka shënuar me fëmijët e trajtuar e deri tek planet e së ardhmes rreth karrierës së saj.

Share: